Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë një takimi me të rinjtë e qytetit të Lezhës u është përgjigjur deklaratave të kreut të qeverisë, Edi Rama, i cili tha se bashkë me Bashën do e çonin LSI-në për skrap, por u tradhëtua nga kreu demokrat. Përgjigjja e Kryemadhi ishte se ndjente keqardhje për kreun e qeverisë, duke renditur një sërë akuzash ndaj tij.