Është zyrtare: Kinemaja L’Eden,, në La Ciotat, në francën jugore, është tani më e vjetra në botë ende në funksion të plotë. E përjetësuar nga vëllezërit Lumiere, kinemaja tani është bërë pjesë e rekordeve Guinness. Shfaqja e parë e një filmi atje daton në mars të 1899-ës.