Kina refuzon planin e OBSH-së, për hetime të mëtejshme lidhur me origjinën e koronavirusit, në qendër të së cilit është hipoteza se ai mund të ketë dalë nga një laborator kinez. Organizata Botërore e Shëndetësisë propozoi këtë muaj një fazë të dytë hetimesh për origjinën e Covid-19, si pjesë e së cilës do të zhvilloheshin auditime të laboratorëve dhe tregjeve në qytetin e Wuhanit, me kërkesën për transparencë ndaj autoriteteve.