Tajvani ka raportuar një numër rekord hyrjesh të avionëve ushtarakë kinezë në zonën e tij të mbrojtur ajrore për të dytën ditë radhazi. Ishulli që vetëqeveriset tha se një total prej 39 avionësh ushtarakë kinezë hyri në zonën e mbrojtur të shtunën, një më shumë se 38 avionët që u pikasën të premten. 38 dhe 39 avionë respektivisht, është numri më i lartë i ndërhyrjeve që taivani ka raportuar në një ditë që kur ai nisi të raportonte publikisht aktivitete të tilla, vitin e kaluar.