‘Aktorët kibernetikë me bazë në Kinë kanë kompromentuar vazhdimisht rrjetet e ofruesve kryesorë të telekomunikacionit në SHBA dhe globalë për të kryer fushata të gjera spiunazhi kibernet’, ka deklaruar Departamenti i Shtetit i SHBA-së për Radion Evropa e Lirë. DASH thotë se qeveria amerikanë po punon me aleatët për të zgjeruar aftësitë e sigurisë kibernetike për t’iu kundërvënë kërcënimeve të paraqitura nga aktorët kibernetikë të sponsorizuar nga Partia Komuniste Kineze.