Top News – Kina ofron vaksina kundër covid/ Ambasada-nëse Shqipëria ka interes jemi gati
18/03/2021 09:57

Pak ditë më parë qeveria shqiptare përmes një vendimi i hapi rrugën negocimit edhe për vaksinën kineze “Sinopharm” dhe atë ruse “Sputnik V”. Përmes një përgjigjeje zyrtare, Ambasada kineze shprehu gatishmërinë duke theksuar se “rruga e komunikimit midis dy palëve për zhvillimin e bashkëpunimit mbi vaksinën është e hapur”, nëse dëshiron pala shqiptare. Por në vijim të deklaratës, Ambasada thekson se hyrja e vaksinës kineze në Shqipëri ka të bëjë me një sërë problemesh teknike, ndërsa shton se në qoftë se pala shqiptare ka interes, mund të kontaktojë direkt me kompanitë përkatëse kineze, që është “Sinopharm”. “Kina mbështet me vendosmëri bashkëpunimin ndërkombëtar mbi vaksinën anti-Covid-19. Kina dhe Shqipëria gëzojnë një miqësi tradicionale, rruga e komunikimit midis dy palëve për zhvillimin e bashkëpunimit mbi vaksinë është e hapur. Hyrja e vaksinës kineze në Shqipëri ka të bëjë me një sërë problemesh teknike. Në qoftë se pala shqiptare ka interes për vaksinën kineze, mund të kontaktojë direkt me kompanitë përkatëse kineze. Ambasada kineze është e gatshme të japë asistencën e nevojshme. Gjithashtu, jemi të kënaqur të shohim që Shqipëria të sigurojë sasi të mjaftueshme të vaksinës nëpërmjet rrugëve të ndryshme, dhe kemi dëshirë për të ofruar mbështetje të nevojshme”, ka deklaruar Ambasada kineze në Tiranë. Kujtojmë që pak ditë më parë, qeveria miratoi një vendim të ri, më anë të të cilit i dha “dorë të lirë” ministres së Shëndetësisë dhe të Ministrisë së Rindërtimit për zhvillimin e negociatave me shtetet që prodhojnë vaksina, pa përjashtuar askënd. I vetmi kusht është që vaksinat duhet të jenë të certifikuara nga trupa përkatëse në vendin e prodhimit të tyre, duke lënë të hapur mundësinë që Shqipëria të negociojë direkt edhe me ato shtete, që më parë i kishte përjashtuar si mundësi, Rusinë dhe Kinën. Sakaq vendet e rajonit si Serbia dhe Maqedonia e Veriut e kanë marrë vaksinën kineze. Gjithashtu edhe vende të Bashkimit Europian si Hungaria, dhe Republika çeke kanë marrë vaksinat kineze. Para pak ditësh Kina miratoi një tjetër vaksinë kundër Covid-19, e cila ishte e 5 nga numri i vaksinave kineze. 4 nga këto vaksina janë aprovuar për përdorim emergjent. Të 5 vaksinat janë krijuar nga kompani kineze.

Top Channel/ Park fotovoltaik, 303 mijë m2. Pogradec, banorët e Çërravës në protestë
24/08 23:27
Top Channel/ Vdesin dy motra në aksident në Sarandë-Delvinë. Plagoset një vajzë tjetër
24/08 23:26
Top Channel/ Sulmi ndaj trupave të KFOR-it në 2023. Një i arrestuar në komunën e Zveçanit
24/08 23:22
Top Channel/ Spiropali: Shqipëria krah Ukrainës, Mbështesim përpjekjet SHBA-BE për paqen
24/08 22:55
Top Channel/Zelensky thirrje Putinit për bisedime. Norvegjia i jep 700 mln dollarë për mbrojten
24/08 22:49
Top News – Aksident i rëndë në Delvinë-Sarandë. Ndërrojnë jetë dy vajza, plagoset shoqja e tyre
24/08 22:30
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Berat, babë e bir përplasen nga makina
24/08 22:10
Top Channel/ Aksidenti i rëndë me 2 viktima në Sarandë! Viktimat 20 dhe 22 vjeçe ishin motra
24/08 22:06
Top Channel/ Shpëtohet turisti francez pranë Gjipesë në Himarë
24/08 20:48
Top Channel/ Zjarr në Zharrëz, rrezikohet një pus nafte! Ndërhyjnë zjarrfikëset
24/08 20:48
Top Channel/ Dita e Shën Kozmait. Festohet çdo 24 gusht në Libofshë të Fierit
24/08 20:37
Top Channel/ Zjarr në një gomisteri në Shkozet, nuk ka të lënduar. Policia devijon trafikun
24/08 20:09
Top Channel zbardh vendimin e KAS për Lapaj, mandatin në çdo rast e merr një zonjë
24/08 20:06
Top Channel/ Vlorë, nga opozita në pushtet. Deromemaj hapi rrugën e “eksodit blu”
24/08 20:04
Top News – Pavarësia e Ukrainës. Spiropali: Lufta atje në tregon se askush s’ka imunitet
24/08 20:00
Top News – Francezin e zë ngërçi në det. Turisti rrezikon jetën në Gjipe, shpëtohet nga roja
24/08 19:46
Top Channel/ Merr flakë gomisteria në Durrës! Devijohet trafiku, një pjesë e Shkozetit pa drita
24/08 19:03
Top News – Lista Serbe rikthehet në zgjedhje. PZAP urdhëron certifikimin e këtij subjekti politik
24/08 16:42
Top News – Në ‘fortesën’ e Ukrainës që e do Putini/Rusia mund të humbasë 2 milionë trupa nëse sulmon
24/08 16:31
Top Channel/ “Daullet në ahet e Shebenikut/ Turizmi në Përrenjas, banorët krenohen me ushqimin bio
24/08 15:21