Top News – Kina ndalon luftanijen gjermane / Nuk e lejon të hyjë në gji: Ndjesë, por…
17/09/2021 13:33

Kina ka ndaluar një luftanije gjermane që ishte në një mision drejt detit të kontestuar të Kinës së jugut, që të hynte në një gji. Lajmi u konfirmua nga një zëdhënës i ministrisë së jashtme gjermane. Anija në fjalë është fregata Bayern por gjiri kinez në të cilin ajo do të hynte nuk është bërë i ditur. Anija u nis në lundrim nga gjermania, muajin e shkuar, për një mision gjashtë mujor në detin e kinës së jugut. “Kina ka vendosur se nuk do që ajo të ndalet në gji dhe na njoftoi për këtë”, tha zëdhënësi gjerman. Një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze, i pyetur për incidentin, tha se Kina shpresonte që vendet jashtë rajonit të luajnë një rol konstruktiv dhe të respektojnë përpjekjet e vendeve të rajonit për të ruajtur paqen dhe stabilitetin. Kina pretendon se thuajse i gjithë deti i Kinës së jugut i përket asaj dhe ka vendosur pika ushtarake në ishuj artificialë në ujërat që përmbajnë fusha gazi dhe që janë të pasur me peshk. Pretendimet e kinës kundërshtohen nga fqinjët e saj, përfshirë Filipinet, Vietnamin, Malajzinë dhe Brunein. SHBA dhe vende të tjera po ashtu kanë thënë se nuk pranojnë shtrirjen e pretendimeve të kinës në detin e kinës së jugut. Edhe berlini ka bërë të ditur se misioni i fregatës Bayern, shërben për të nënvizuar faktins e gjermania nuk i pranon pretendimet e kinës, edhe pse zyrtarët kanë thënë se marina gjermane do të ndjekë trajektoret e zakonshme të lundrimit.

Top News- Çfarë i tha Putini presidenti Trump në telefon…Evropa ‘mban frymën’, a do ketë sulm?
08/09 23:00
Top Channel/ Sanksionet e reja, SHBA paralizon fluturimet në Iran
08/09 22:59
Top News – Izraeli futet në ushtrinë greke? Kush po komandon ‘Mburojën e Akilit’, kërcënon Turqinë
08/09 22:56
Top Channel/ Nderimet për “kasapin e ballkanit”, BE fshikullon Serbinë
08/09 22:55
Top Channel/ Bie sistemi i kontorllit, aeroportet në Angli në kolaps
08/09 22:54
Top Channel/ Zbardhet telefonata Trump-Putin, Kremlini: gati për fundin e luftës
08/09 22:52
Top News – Bosnja dëbon serbët/ Rikthehen tensionet e vjetra pas glorifikimit të vrasësit
08/09 22:48
Top Channel/ Hungaria dëbon 10 diplomatë rusë, Moska: Përgjigja jonë, e dhimbshme
08/09 20:00
Top News – Britania e Madhe fajëson Netanjahun. Akuzon kolonët për ‘spastrim etnik’- Mbyllët sytë!
08/09 18:30
Top News – Kryeministri i rrit rrogën vetes. Lideri më i paguar në botë shkakton debat në Singapor
08/09 18:00
Top News – Rihapet kulla Eiffel. Përfundon protesta e stafit, incidenti i pazakontë
08/09 17:30
Top News – Netanjahu nuk bëri asgjë. Emiratet paralajmëruan Izraelin për sulmet e Hamas
08/09 14:17
Top Channel/ Haaretz: Emiratet e Bashkuara Arabe e paralajmëruan Netanyahun për sulmin e Hamasit!
08/09 14:10
Top Channel/ Mistral vlen 21 miliardë euro, Samsung udhëheq financimin rekord, siguron 3 mld euro
08/09 12:26
Top Channel/Gemini ul kohën dhe kostot. Google sjell inteligjencën artificiale për kodim dhe financa
08/09 12:25
Top Channel/ “Piratët” e OpenAI arratisen. Raporti: Morën kontrollin e një faqeje gjermane
08/09 12:25
Top Channel/ Nderimet ushtarake për Mlladic, BE thyen heshtjen: Shokues glorifikimi
08/09 12:03
Top Channel/ Merr fund “epoka e artë”? Rusia mbyll konsullatën e Gjermanisë në Shën Petërburg!
08/09 11:29
Top Channel/Britani: Qindra ekstremistë të djathtë bllokojnë mbërritjen e emigrantëve në Portsmouth!
08/09 11:28
Top Channel/ Mbyllet Kulla Eiffel, grevë në Paris: Indinjatë nga kërkesa e delegacionit indian!
08/09 11:27