Kina nuk filtron vetëm përmbajtjen e videove dhe lajmeve që qarkullojnë në rrjetet sociale në vend, por edhe postimet individuale dhe profesionalizmin e të ashtuquajturve influencues të botës online. Rregullorja e re e prezantuar nga qeveria kineze ndalon ‘gjithologët’. Sipas saj, influencuesit që krijojnë përmbajtje, përmes videove dhe postimeve nuk mund të publikojnë materiale që nuk lidhen me fushën e tyre të specializimit.