Kina shpreson se Franca mund të "stabilizojë tonin" e marrëdhënieve të Bashkimit Evropian me Pekinin zyrtar. Kështu u shpreh zëvendës kryeministri kinez He Lifeng në takimin me homologun e tij francez, duke theksuar se shpreson që të ngrejë bashkëpunimin me ekonominë e dytë më të madhe në botë.