Kompania Meta pronare e platformave më të mëdha sociale si ‘Instagram’, `Facebook’ e ‘WhatsApp’ njoftoi se ka fshirë nga këto platforma me mijëra llogari të rreme me bazë në Kinë. Përdoruesit e këtyre llogarive paraqiteshin si amerikanë dhe përhapnin përmbajtje polarizuese rreth politikës amerikane dhe marrëdhënieve SHBA-Kinë.