Kina, vendi nga ku edhe shpërtheu koronavirusi, konfirmon vaksinën e saj të parë të patentuar të koronavirusit. Vaksina e patentuar është prodhuar nga ekipi i ekspertit të sëmundjeve infektive Chen Wei. Më herët, në testimet e fazës së dytë të vaksinës kandidate u gjet se ajo ishte e sigurt dhe se shkakton reagim imunitar – tha rrjeti kinez CGNT. Në testim u përfshinë 320 vullnetarë të shëndetshëm të moshave nga 18 në 59 vjeç, nga të cilët 96 kishin marrë pjesë edhe në testimet klinike të fazës 1 dhe 224 në testimet e fazës 2. Xinhua tha se rezultatet tregojnë se vaksina me efikasitet krijon antitrupa neutralizues tek vullnetarët dhe demonstron aftësi të mira për sa i takon nxitjes së reagimit imunitar.