Top News/ Kina i ‘hakërrehet’ Filipineve / Kryen manovra ushtarake në det dhe në qiell
13/11/2024 14:48

Kina ka zhvilluar stërvitje detare dhe ajrore të mërkurën afër Cekëtinës të kontestuar Skarboro, një zonë e pabanuar me shkëmbinj nënujorë, që i është marrë Filipineve në Detin Jugor të Kinës. Ditë më parë, Kina publikoi vija të reja për këtë pjesë, përfshirë edhe koordinata gjeografike. Tensionet mes Kinës dhe Filipineve janë rritur lidhur me pretendimet për Cekëtinën e Skarboros dhe pjesëve të tjera në Detin Jugor të Kinës. Në këto zona ka pasur edhe përplasje serioze, pasi Rojet Bregdetare të Kinës kanë përdorur topat e ujit mbi anijet e Filipinneve. “Ky është një aktivitet patrullues që u krye nga trupat detare, në bazë të ligjit”, tha komanda qendrore e ushtrisë kineze përmes një deklarate. Kina e mori këtë cekëtinë, që gjendet në perëndim të ishullit Luzon të Filipineve, më 2012 dhe që atëherë nuk lejon që peshkatarët e Filipineve të peshkojnë në atë zonë. Më 2016, Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit gjeti se shumica e pretendimeve të Kinës për Detin Jugor të Kinës ishin të paqëndrueshme, por Pekini ka refuzuar që ta respektojë këtë vendim. Departamenti për Punë të Jashtme i Filipineve ka thirrur ambasadorin kinez në Manila për të protestuar për përkufizimin e ri të territorit të bërë nga Kina përreth cekëtinës. Filipinet thanë se vijat e reja gjenden brenda territorit të shtetit dhe shkelin ligjin ndërkombëtar, veçanërisht Konventën e Kombeve të Bashkuara për ligjin për detet dhe vendimin e Arbitrazhit të vitit 2016. Javën e kaluar, presidenti filipinas, Ferdinand Marcos Jr, nënshkroi dy ligje për të riafirmuar territoret e shtetit dhe të drejtën për akses në burime natyrore, përfshirë në Detin Jugor të Kinës, vendim që zemëroi Kinën. Kina pretendon se i gjithë ky det i përket asaj, por pretendime territoriale për të kanë edhe Filipinet, Vietnami, Indonezia dhe qeveri të tjera.

Top News – ‘Çahet’ bllokada ndaj Kubës / Dy anije me ndihma humanitare arrijnë në Havana
29/03 14:54
Top Channel/ Irani: Presim sulm tokësor nga SHBA/ Zbarkojnë 3500 trupa amerikane në Lindjen e Mesme
29/03 14:20
Top News – Zoti kundër liderëve që bëjnë luftëra / Papa: I kanë duart me gjak, nuk ua dëgjon lutjet
29/03 13:42
Top News – Irani sfidon Trumpin: Po ju presim! 3500 marinsa amerikanë mbërrijnë në rajon
29/03 13:41
Top News – Raketë që arrin deri në SHBA / Kim Jong un teston motorin, gati për luftë
29/03 12:29
Top News- Gjermanët refuzojnë shërbimin ushtarak, rekord aplikimesh për kundërshtim të ndërgjegjshëm
29/03 12:22
Top News – Amerikanët kundër Trumpit / Protesta masive në gjithë SHBA-në në ‘No Kings day’
29/03 12:19
Top News – Huthit hyjnë në luftën kundër Iranit / Sulme mbi Izrael, mbërrijnë marinsat amerikanë
29/03 12:10
Top News – Njohja e sovranitetit të Iranit në Hormuz / Kërkesa e re që i sjell miliarda
29/03 12:06
Top News – Ukraina ‘djeg’ naftën e Rusisë / Shënjestron industrinë kritike, shton sulmet
29/03 11:53
Top News- Pentagoni përgatitet për javë luftë / Mijëra trupa të Trumpit vërshojnë në Lindjen e Mesme
29/03 11:52
Top Channel/ Marshim masiv në Londër/ Protestë kundër së djathtës ekstreme, demonstrata më e madhe multikulturore
29/03 11:34
Top Channel/ Protesta anti-Trump/ Miliona njerëz dolën në rrugët e qyteteve nën moton “Pa Mbretër”
29/03 10:55
Top Channel/ Houthit në luftë, thellohet kriza/ Rebelët e mbështetur nga Irani godasin Izraelin
29/03 10:55
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30