Kina dhe Arabia Saudite nënshkruan një marrëveshje gjigante për t'i dhënë fund dominimit të dollarit në tregun ndërkombëtar. Të dy vendet nënshkruan një marrëveshje shkëmbimi valutor për përdorimin e monedhave vendase në tregtinë e ndërsjellë. Sipas deklaratës së bërë nga bankat qendrore të Kinës dhe Arabisë Saudite, 50 miliardë juanë (rreth 6.97 miliardë dollarë) mund të këmbehen me rialë brenda një periudhe 3-vjeçare, që është edhe koha e vlefshmërisë së marrëveshjes.