Pas sulmit të forcave amerikane Delta në Venezuelë për kapjen e Nicolas Maduro, shtetet janë ndalë në qëndrime të ndryshme. Kina thotë se SHBA-të duhet ta lirojnë menjëherë Maduron. Ministria e Jashtme kineze tha në një deklaratë të dielën se "u bën thirrje SHBA-ve të garantojnë sigurinë personale të Presidentit Nicolas Maduro dhe gruas së tij, t'i lirojnë ata menjëherë dhe të ndalojnë rrëzimin e qeverisë së Venezuelës", sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP.