Koreja e Veriut hapi tapetin e kuq për ministrin rus të mbrojtjes, raportoi media shtetërore koreane të mërkurën. Delegacionet nga Moska dhe Pekini do të marrin pjesë në ngjarjet e përvjetorit të Luftës Koreane, duke u bërë vizitorët e parë të huaj të njohur që nga mbyllja e kufirit të Koresë së Veriut shkaku i pandemisë COVID-19. Kryeqyteti Phenian do ta festojë të enjten 70-vjetorin e nënshkrimit të armëpushimit të Luftës Koreane të 27 korrikut 1953, që i dha fund armiqësive të hapura dhe shënohet si Dita e Fitores në Veri.