Top News/ Kim Jong un ‘punon’ për Putinin / Urdhëron ‘prodhim masiv’ të dronëve kamikazë
15/11/2024 11:52

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka urdhëruar “prodhim masiv” të dronëve sulmues, raportoi media shtetërore të premten ndërsa shqetësimet po rriten lidhur me thellimin e bashkëpunimit mes Penianit dhe Rusisë. Peniani fillimisht prezantoi dronët e tij sulmues në gusht, ndërsa ekspertët thanë se aftësia për të prodhuar armë të tilla mund t’i atribuohet aleancës së Koresë së Veriut me Rusinë. Korja e Veriut ka ratifikuar një pakt mbrojtjeje me Rusinë, ndërsa po akuzohet se ka dërguar mijëra trupa në Rusi për të mbështetur luftën e Moskës kundër Ukrainës. Ky fakt ka shtyrë presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, që të paralajmërojë për mundësinë e transferimit nga Rusia te Koreja e Veriut të teknologjisë së ndjeshme ushtarake. Kim jong un një ditë më parë mbikëqyri dizajnimin e dronëve, që mund të shënjestrojnë edhe objektiva tokësore dhe detare, e që po prodhohen në kompleksin e Koresë së Veriut për prodhimin e dronëve, tha media shtetërore koreanoveriore, KCNA. “Ai theksoi nevojën e ndërtimit të një sistemi të prodhimit në seri, sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të shkohet në prodhim masiv”, raportoi KCNA. Dronët janë të dizajnuar që të mbajnë mjete shpërthyese dhe mund të përplasen me shënjestrat armike dhe kështu të veprojnë edhe si raketa të telekomanduara. Sipas KCNA-së, në testimet e kryera të enjten, dronët goditën “në mënyrë precize” objektivat e tyre. “Dronët kamikazë me rreze të ndryshme veprimi duhet të kryejnë misione për të sulmuar në mënyrë precize çdo objektiv armiku në tokë dhe në det”, tha agjencia. Kim jong un tha ndërkohë se dronët “janë të lehtë për tu përdorur”, për të kryer sulme dhe po ashtu kanë kosto relativisht të ulët prodhimi. Ai tha se Koreja e Veriut “i ka kushtuar rëndësi kohët e fundit” prodhimit të dronëve dhe integrimit të tyre në strategjinë e përgjithshme ushtarake të vendit. Ekspertët kishin thënë më herët se dronët, imazhet e të cilëve u publikuan në gusht nga Koreja e Veriut, dukeshin të ngjashëm me dronët HAROP, të prodhuar nga Izraeli, dronët Lancet-3 të prodhimit rus dhe dronët HERO 30 të prodhuara po ashtu nga Izraeli. Koreja e Veriut mund të ketë marrë teknologji për prodhimin e dronëve nga Rusia, e cila me gjasë i ka marrë nga Irani, ndërsa vet Teherani akuzohet se e ka vjedhur këtë teknologji nga Izraeli.

Top Channel/ Protesta anti-Trump/ Miliona njerëz dolën në rrugët e qyteteve nën moton “Pa Mbretër”
29/03 10:55
Top Channel/ Houthit në luftë, thellohet kriza/ Rebelët e mbështetur nga Irani godasin Izraelin
29/03 10:55
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
29/03 09:28
Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07