Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka shqetësuar jashtë mase popullin e tij pas u shfaq me një njollë të errët në pjesën e pasme të kokës gjatë aktiviteteve publike që zhvilloi javën e kaluar. Shkaku për mavijosjen ende mbetet mister por duke u nisur nga fakti që vitet e fundit lideri koeran është përfolur për pasjen e shumë problemeve shëndetësore shumica aludojnë se Kim Jong Un është i sëmurë. Ama diagnoza është shumë e vështirë të përcaktohet duke përdorur vetëm pamjet vizuale.