Lideri i Koresë së veriut, Kim Jong Un prite tët kaohtet me presiodentin rus Vladimir Putin brenda pak ditësh, teksa temë bisede do të jetë natyrisht dërgimi i armëve koreane në frontin e luftës me Ukrainën. Kim Jong Un pritet të udhëtojë drejt Vladivostokut me tren të blinduar, teksa ende nuk ka konfirmime për datën e saktë dhe vendin e mbajtjes së takimit, pasi një opsion është edhe Moska. Kim është treguar i gatshëm që të dërgojë armatime në Rusi, për t’u përdorur më pas në frontin e luftës në Ukrainë, teksa në këmbim ka kërkuar mbështetje në teknologji të avancuar për satelitët dhe nëndetëset bërthamore.