Koreja e Veriut ka bërë të ditur se përpjekja e saj e dytë për ta lëshuar një satelit spiun në hapësirë dështoi të enjten, tre muaj pas dështimit të përpjekjes së parë. Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, e ka bërë prioritet për vendin lëshimin e një ‘syri ushtarak në qiell’, duke pretenduar se vendin e tij, që posedon armë bërthamore, ofron kundërpeshën e nevojshme ndaj aktivitetit të shtuar të forcave amerikane në rajon.