Rusia dhe Bjellorusia nisën stërvitjet e përbashkëta ushtarake të hënën, që kanë ndezur frikën në Kiev dhe perëndim se Moska mund të përdorë vendin aleat të sajin, për të nisur një ofensivë të re tokësore në Ukrainë. Rusia e përdori bjellorusinë fqinje si trampolinë për nisjen e pushtimit të ukrainës, shkurtin e kaluar. Dy vendet aleate do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta nga janari deri në shkurt, duke përdorur pistat ajrore ushtarake të bjellorusisë dhe nisën stërvitjet e përbashkëta ushtarake që përfshijnë një brigadë të mekanizuar, të hënën – tha ministria bjelloruse e mbrojtjes.