Top News/ Kievi përgatitet për ‘hakmarrjen’ e Putinit / Pasi goditi Rusinë me raketat amerikane
20/11/2024 12:39

Ukraina po përgatitet për një sulm të madh rus, në shenjë hakmarrjeje ndaj përdorimit të një ditë më parë të raketave ATACMS të furnizuara nga SHBA për të goditur territorin rus ndërkohë që Moska paralajmëroi se do të "reagonte në përputhje me rrethanat". Vladimir Putin ka paralajmëruar vazhdimisht se Moska do t'i përgjigjet sulmeve të Ukrainës me armë të prodhuara nga SHBA-ja thellë në Rusi. Në shtator, ai tha se kjo "do të thotë se vendet e NATO-s janë në luftë me Rusinë". Dhe vetëm disa ditë pasi SHBA miratoi përdorimin e raketave të saj me rreze të gjatë veprimi, Putin nënshkroi doktrinën e re bërthamore të vendit. Pothuajse në të njëjtën kohë, mediat ukrainase raportuan përdorimin e parë të raketave ATACMS në territorin rus. Ushtria e Ukrainës nuk ka bërë ende komente për armët e përdorura, por mori përgjegjësinë për një sulm mbi një depo armësh në qytetin Karachev, të Brianskut, mbi 100 km larg kufirit. Kremlini në anën tjetër pretendoi se Ukraina kishte lëshuar gjashtë ATACMS - duke pretenduar se ato nuk shkaktuan dëme serioze. Sipas tij, kjo shënon shkeljen e një vije të kuqe, cka vendos zyrtarisht në tryezë opsionin e hakmarrjes bërthamore. Të mërkurën, Ukraina konfirmoi se Rusia po përgatit një "seri sulmesh". Andriy Kovalenko, kreu i Qendrës së Këshillit të Sigurimit të Ukrainës për Kundër Dezinformimin, tha: "Më lejoni t'ju kujtoj se rusët kanë grumbulluar raketa për një seri sulmesh në Ukrainë për muaj të tërë. Kjo përfshin raketat Kh-101, të cilat ata vazhdojnë ti prodhojnë, si dhe raketat Kalibr dhe ato balistike."

Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46