Partia Demokratike, më e madhja opozitare në vend, nuk ka qetësi. Pas Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha, ku edhe u përjashtua lideri historik Sali Berisha, pas ndryshimeve statutore që askush i shpallur nongrata nuk mund të mbajë funksione drejtuese në PD, Sekretari I përgjithshëm Gazment Bardhi ka njoftuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar.