Këshilli Bashkiak i Tiranës I ka dërguar një kërkesë SPAK ku kërkon që të lejojë kryebahskiakun Erion Veliaj që të marrë pjesë në mbledhje e radhës që do të mbahet ditën e premte. Përmes një shkrese që mban firëmn e 22 këshilltarëve, kërkoeht pjesëmarrja e kryebashkiakut fizikisht ose virtualisht. “Duke qenë se pjesëmarrja e Kryetarit të Bashkisë është një e drejtë funksionale e garantuar me ligj, e nevojshme për prezantimin e drafteve, buxhetit, raportimeve vjetore dhe çështjeve të administrimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, ju kërkojmë që, nëse ndaj tij janë duke u zbatuar masa kufizuese, të vlerësohet: – lejimi i përkohshëm për pjesëmarrje fizike, ose, nëse kjo nuk është e mundur, - mundësimi i pjesëmarrjes së tij nëpërmjet një modaliteti të përshtatshëm komunikimi (online, videokonferencë apo formë tjetër të aprovuar)”, thuhet në kërkesë. Këshilli Bashkiak thotë se është i gatshëm të bashkëpunojë plotësisht për çdo kërkesë sigurie, protokolli apo logjistike të institucioneve tuaja, me qëllim garantimin e një procesi ligjor, transparent dhe funksional. Kërkesa bëhet në