Kërkuesit izraelitë thonë se kanë krijuar një maskë të ripërdorshme mbrojtëse që mund të vrasë koronavirusin me nxehtësi, duke marrë energji përmes një karikuesi telefoni celular. Në këtë mënyrë ajo vetë-dezinfektohet dhe procesi merr vetëm 30 minuta kohë. Përdoruesit, sipas kërkuesve, nuk duhet ta mbajnë maskën të vendosur ndërkohë që ajo është në korent. Maska e re, ka një portë USB që lidhet me një burim energjie, si një karikues standart telefoni, që nxeh shtresën e brendshme të fibrave të karbonit deri në 70 gradë celcius, temperaturë kjo e mjaftueshme për të vrarë viruset.