Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e të dënuarit Fran Marashi, i cili kërkoi të dilte nga regjimi i ashpër 41 biss. Marashi mbahet i izoluar aty prej 13 dhjetorit të vitit 2024 me vendim të ministrit të drejtësisë Ulsi Manja. Vendimi u dha nga gjyqtari Erjon Bani në seancën e kësaj të mërkure në orën 10.00.