Deputetët e Partisë Socialiste tashmë pikën më të rëndësishme të axhendës së tyre parlamentare kanë zgjedhjen e një presidenti të ri mbi palët, me procedura të reja konsultimesh dhe një plan të qartë negociatash. Fletë propozimi, të cilin jeni duke e parë në ekran, do të plotësohet këtë të martë, nga deputetët socialistë me tre emra kandidatësh, të cilët do tentojnë të marrin votëbesimin e kuvendit në pesë raundet e votimit. Krahas propozimeve të deputetëve, në adresën zyrtare të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, priten edhe kandidaturat e propozuara nga qytetarët, ndërkohë që një fazë konsultimesh është rezervuar edhe për shoqërinë civile.