BE-ja ka pranuar letrën nga shoqëria civile në Kosovë, në lidhje me heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian. Sipas shoqërisë civile, masat ndëshkuese nuk vlejnë më krahasuar me rrethanat fillestare kur janë vendosur, dhe se ato po dëmtojnë procesin e integrimit evropian. Masat, përfshijnë ngrirjen e një pjese të fondeve të BE-së dhe pezullimin e takimeve të nivelit të lartë me zyrtarët e Kosovës, u vendosën në mesin e vitit 2023, pas përshkallëzimit të tensioneve në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe dhe disa veprimeve të Qeverisë, të cilat BE-ja i përshkroi si të pakoordinuara dhe në dëm të komunitetit serb.