Top News – Kërkesat për hetime/ Shqipëria, pak pyetje për Facebook
19/10/2020 10:44

Tetori është konsideruar si muaji i luftës kundër krimit të organizuar përmes teknologjisë, ose ndërhyrjeve kompjuterike. Me qëllim luftën ndaj krimit të organizuar, krimeve kompjuterike apo terrorizmit, rrjeti social Facebook i jep të dhëna të përdoruesve të tij agjencive ligjzbatuese të shteteve, në rastet kur ndaj këtyre përdoruesve kanë nisur hetime penale. Por për të ndodhur kjo, drejt administratës së Facebook duhet të dërgohet kërkesa nga qeveritë e vendeve përkatëse. “Facebook Transparency” publikon prej vitit 2013 totalin e kërkesave të dërguara nga qeveritë për të dhëna nga llogaritë e individëve të caktuar në rrjet, mes të cilave edhe ato të qeverisë shqiptare. Sipas raporteve, në periudhën 2013-2019, autoritetet shqiptare kanë dërguar një total prej 156 kërkesash drejt Facebook. Numri më i lartë i kërkesave i përket vitit 2016 me 36 të tilla, ndërsa gjatë vitit 2019 në adresë të rrjetit gjigand social kanë mbërritur vetëm 30 kërkesa nga Shqipëria. Interesi i organeve ligjzbatuese shqiptare për informacion nga Facebook, për llogari të hetimeve penale, është thuajse i papërfillshëm në krahasim me vendet fqinje, apo rajonin. Sipas të grafikëve të “Facebook Transparency” për vitin 2019 Greqia ka bërë 1067 kërkesa, Maqedonia e Veriut 131, Kosova 37, Rumania 305, Italia 5013 dhe Turqia 6366. Sipas Europol, në platformën Facebook janë raportuar një sasi e konsiderueshme materialesh abuzimi seksual të të miturve. Në rang global gjatë vitit të kaluar në qendrën e Facebook kanë mbërritur gati 270 mijë kërkesa për të dhëna të përdoruesve.

Top News – Transporti kërkon TVSH në për qind. Operatorët thirrje Kuvendit- Rrisim çmimin e biletës
10/11 13:49
Top Channel/ Tre avionë të rinj për shuarjen e zjarreve, Haki Çako zbulon kontratën e mbyllurcako
10/11 13:41
Top Channel/ Grabitësi i 120 mijë eurove, Robert Duka pretendon se paratë i shpenzoi në kazino
10/11 12:33
Top Channel/ Elbasani si Tirana, afërsia me kryeqytetin rriti çmimet e apartamenteve
10/11 12:27
Top Channel/ Pirateria/ 3 dënohen, pas kallëzimit të Digitalb, gjykata i dënon me nga 9 muaj burg
10/11 12:22
Top News – Lindjet pësojnë rënie të fortë. Mbi 10 për qind më pak brenda një viti, tkurret popullata
10/11 12:08
Top Channel/ SPAK në buxhetin e 2027 do edhe psikolog për stafin e BKH e procesin hetimor
10/11 12:06
Top Channel/“Dorëzohet” përballë protestave? Franca rrit pagën minimale, miraton lehtësime tatimore!
10/11 12:00
Top News – Balla del bën pazar, tregon se sa do ulen çmimet nga data 1 janar
10/11 11:37
Top Channel/ Ngjarje e rëndë në Dukat, i riu futet në lokal me hanxhar në dorë dhe…
10/11 11:02
Top Channel/ Mjegulla vështirëson qarkullimin e makinave në akset Bulqizë–Tiranë, Bulqizë–Peshkopi
10/11 09:31
Top Channel/ Fatmir Mediu në GJKKO, zhvillohet seanca e gjykimit të themelit për çështjen “Gërdeci”
10/11 09:15
Top Channel/ Debat për pensionet e shqiptarëve në greqi, gazetarët: ligj racist
09/11 23:40
Top Channel/ Problem me ujin edhe në Lushnjë, Banorët: Vjen me ngjyrë
09/11 23:35
Top Channel/ Maqedoni e Veriut, kthehet tensioni për gjuhën shqipe
09/11 23:30
Kikia i ashpër me PD: Të përbashkohen me protestuesit, boll me marrëveshje me PS
09/11 22:24
Top Channel/ Nga 28 grabitjet në Greqi te dy bankat në Tiranë, zbardhet e kaluara e Robert Dukës
09/11 22:10
Top News – Dorëhiqet drejtori i Portit. Durrës, Liburn Aliu largohet nga detyra pas një viti
09/11 20:20
Top Channel/ Balla ultimatum opozitës, PD bojkoton Reformën Zgjedhore
09/11 19:57
Top News – Macron pret Ramën në Paris. Kryeministri, vizitë në Francë për forumin e paqes
09/11 19:56