Është shtyrë seanca e radhës gjyqësore ndaj të dënuarit Dritan Dajti pasi gjykata e Elbasanit e pati të pamundur të realizojë lidhje me videokonferencë me burgun e Peqinit, ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk merr përsipër shoqërimin e Dritan Dajtit në ambientet e gjykatës për arsye sigurie.