Sipas vendimit të marrë në tetor nga gjyqtarja Irena Gjoka, Sali Berisha duhej të paraqitej në SPAK këtë të hënë për të respektuar masën e detyrim-paraqitjes. Por, në vend të kësaj ish-Kryeministri ka thirrur një protestë para Kryesisë së Kuvendit, ku në orën 12:00 mblidhet Këshilli për Mandatet dhe Legjislacionin. Këshilli do të vendosë nëse do të autorizojë SPAK që të ashpërsojë masën e sigurisë së Sali Berishës nga detyrim paraqitje në arrest shtëpie. Kërkesa u dorëzua në Kuvend javën e kaluar nga ana e Prokurorisë së Posaçme.