Një adoleshent shqiptar është vënë në prangat e policisë angleze, pasi ka hyrë me dhunë në shtëpinë e një shtetase në Britaninë e Madhe. Kërkesa e adoleshentit ishte e papritur. Me një anglishte të dobët ai kërkoi që 59-vjeçarja Sue Doyle, ta çonte në Londër ose Mançester dhe i rrëmbeu dy telefonat celularë. Me telefonat e saj, shqiptari ka kontaktuar me një bashkëkombas I identifikuar si Rezart Balesi, 40 vjeç, që jeton në Manchester, I dënuar më parë për konflikte të dhunshme në MB dhe është nën hetim në Shqipëri për pastrim parash.