Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në zonën e ‘Ujit të ftohtë’ në Vlorë. Në zonën e plazhit, mbas tunelit në afërsi të vilave qeveritare një person ka qëlluar në ajër me pistoletë, për parkimin e makinës në zonën e plazhit. Forca të shumta policore kanë mbërritur ndërkohë qe autori është larguar me shpejtësi.