Top News – Kërcënon Rusia, Rumania ‘blindon’ qiellin / 231 sisteme të mbrojtjes ajrore e 934 raketa
27/11/2025 13:04

Ministria rumune e Mbrojtjes tha se do të blejë sisteme franceze të mbrojtjes ajrore, Mistral, në vlerë prej mbi 626 milionë eurosh, si pjesë e një marrëveshjeje të përbashkët prokurimi me disa shtete të tjera të Bashkimit Evropian. Ministria tha se e ka nënshkruar marrëveshjen me Ministrinë franceze të Mbrojtjes të martën për blerjen e 231 sistemeve të mbrojtjes ajrore Mistral që prodhohen nga kompania e raketave MBDA, dhe 934 raketa. Në marrëveshje përfshihen edhe trajnimet, simulatorët dhe logjistika. Në njoftim nuk u specifikua se kur këto pajisje do të dërgohen në Rumani. Ligjvënësit rumunë fillimisht kishin miratuar planin për blerjen e këtyre armëve në 2022. Rumania, shtet anëtar i BE-së dhe NATO-s, ndan një kufi tokësor me Ukrainën të gjatë prej 650 kilometrash. Ky shtet është përballur me shkelje të hapësirës ajrore dhe copëza të dronëve kanë rënë vazhdimisht në territor rumun që kur Rusia nisi sulmet ndaj porteve të Kievit përgjatë lumit Danub. Mbrojtja ajrore rumune aktualisht përfshin avionë luftarakë F-16, sisteme Patriot, lëshues raketash HIMARS të prodhuara nga Lockheed Martin, raketa me rreze të shkurtër veprimi Chiron të Koresë së Jugut, dhe armë kundër avionëve Gepard, të prodhimit gjerman. Vendi po ashtu synon që të bashkëpunojë me Ukrainën për ndërtimin e dronëve nën një mekanizëm të ri të BE-së për financimin e mbrojtjes. Rumania po ashtu është në fazën finale të dislokimit të sistemeve anti-dronë, Merops, të furnizuar nga Shtetet e Bashkuara.

Top Channel/ Hetuan Trumpin, shkarkohen 10 agjentë të FBI-së: Punuan me “akuzuesin” e Thacit!
26/02 12:19
Top Channel/ Trump ndërhyn në Francë? “MAGA kërkoi informacione për Marine Le Pen”!
26/02 11:53
Top News – CIA, fushatë rekrutimi në Iran / Kërkohen spiunë ndërsa Trump kërcënon me luftë
26/02 11:52
Top Channel/ Ushtria gjermane blen dronë kamikazë: OK në Bundestag, forcohet krahu lindor i NATO-s!
26/02 11:52
Top News – Premton më shumë armë bërthamore / Kim Jong un mbyll kongresin me një paradë ushtarake
26/02 11:40
Top News – ‘Sulmohet’ Kuba, motoskaf nga Florida / Vriten katër ‘diversantë’, plagosen 6 të tjerë
26/02 11:33
Top News – Traktati bërthamor ra, Rusia ‘pa frena’ / Përdori raketën ‘e ndaluar’, Ukraina jep prova
26/02 11:24
Top News – Zelenski kërkon Putinin në tryezë / Bisedon me Trumpin para negociatave në Gjenevë
26/02 11:21
Top News – Ku jeton Inteligjenca Artificiale ? / Bumi i qendrave të të dhënave në Azinë Juglindore
26/02 11:17
Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
Top News- Trump e lë botën në ankth për sulmin në Iran, kur do të sulmojë SHBA?
25/02 22:38
Top News- Toka rrëshqet dhe përpin çdo gjë, lumenjtë dalin nga shtrati, tmerr në Brazil
25/02 22:37
Top News – Zvicra afrohet më shumë me BE. Drejt një marrëveshjeje të re harmonizimi
25/02 17:47
Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
DIGITALB DIGITALB