Konferenca për shtyp e presidentit Meta me homologun e tij boshnjak nuk la jashtë komenteve edhe atë që po ndodh me politikën në vend. Me tone të ashpra, Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar deputetët e opozitës parlamentare se nëse duan të quhen opozitë nuk duhet të votojnë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, pasi sipas tij, do t’i mbyllin derën e integrimin evropian Shqipërisë.