Kryeministri kroat Andrej Pllenkoviç është kërcënuar me jete ndaj tij personalisht dhe ndaj anëtarëve të Qeverisë së Kroacisë, duke bërë që policia të rrethojë ndërtesën e Qeverisë në Zagreb. Ky kërcënim ndaj kryeministrit dhe qeverisë përkon me raportin e Shërbimit Informativ të Sigurisë – SOA lidhur me situatën e sigurisë në Kroaci në vitin e kaluar, i cili u publikua më 12 maj.