Këshilli i Lartë Gjyqsor ka reaguar pas ngjarjes së shënuar në qytetin e Shkodrës, ku në banesën e gjyqtarit Tonin Stërkaj ishte vendosur një sasi tritoli, fatmirësisht duke shkaktar vetëm dëme materiale. KLGJ përmes një reagimi përcolli shqetësimin për këtë akt, që cënon sigurinë e gjyqtarit dhe që në të njëjtën kohë, përbën kërcënim serioz për shoqërinë shqiptare.