Sulmet ndaj 27 vjecares Deizi Arapi, mesa duket nuk kanë të ndalur. Në orët e para të mëngjesit, automjeti i saj tip benz, i parkuar përpara banesës, është përfshirë nga flakët, për arsye që ende nuk janë zbardhur nga policia e Bilishtit. Makina u gjet e shkrumbuar nga vetë familja Arapi dhe dyshime ka se ky ka qenë një tjetër kërcënim për 27 vjecaren.