Këshill i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet të hënën për të diskutuar në lidhje me dyshimet se prokurorë të SPAK janë nën kërcënim nga banda e Laert Haxhiut. Mbledhja është thirrur me urgjencë pas dëshmisë së Artan Tafanit, sipas të cilës me porosi të Laert Haxhiut, banda ka ndjekur dhe gjurmuar prokuroren e posaçme, Doloreza Musabelliu dhe familjarët e saj. Në rend të ditës janë diskutimet mbi këtë rast, si dhe marrja e masave të nevojshme për të garantuar sigurinë e prokurorëve të posaçëm.