Top News/ ‘Kërcënime në krahun perëndimor’ / Kremlini: Zgjerimi i ushtrisë ruse, i detyruar
17/09/2024 14:29

Kremlini tha të martën se një urdhër nga presidenti Vladimir Putin për të transformuar ushtrinë ruse në ushtrinë e dytë më të madhe në botë është i domosdoshëm për të adresuar kërcënimet në rritje në kufijtë perëndimorë të Rusisë dhe paqëndrueshmërinë në lindje. Putin urdhëroi të hënën që numri i rregullt i ushtrisë ruse të rritet me 180,000 trupa, për të shkuar në 1.5 milionë ushtarakë aktivë, në një masë që do ta bënte atë të dytën më të madhe në botë pas asaj të Kinës. "Kjo është për shkak të numrit të kërcënimeve që ekzistojnë përgjatë perimetrit të kufijve tanë," tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov për gazetarët. "Kjo është shkaktuar nga mjedisi jashtëzakonisht armiqësor në kufijtë tanë perëndimorë dhe paqëndrueshmëria në kufijtë tanë lindorë. Kjo kërkon që të merren masat e duhura". Një rritje e tillë do të bënte që Rusia të kapërcente Shtetet e Bashkuara dhe Indinë për sa i përket numrit të ushtarëve aktivë luftarakë që ka në dispozicion dhe të jetë e dyta për nga madhësia, pas Kinës. Andrei Kartapolov, kryetar i komitetit të mbrojtjes në dhomën e ulët të Parlamentit rus, tha të hënën se një pjesë e arsyetimit për zgjerimin e ushtrisë, ishte edhe ngritja e strukturave dhe njësive të reja ushtarake për të përmirësuar sigurinë në veriperëndim të Rusisë pasi Finlanda fqinje iu bashkua aleancës së NATO-s. Rusia ka shprehur gjithashtu shqetësime për atë që e përshkruan si militarizimin në rritje të Japonisë të mbështetur nga SHBA dhe planet e mundshme për të vendosur raketa amerikane atje.

Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00
Top News – Turqi-Izraeli, përplasja e pashmangshme/ Analiza e FT, dy vendet luftë për hegjemoni
04/07 21:00
Top Channel/ Përplasen dy autobusë në Greqi, 47 të plagosur
04/07 20:00
Top Channel/ Musk sfidon Trump: Gati plani për partinë e re!
04/07 19:57
Top News – SHBA shënon Ditën e Pavarësisë! Fishekzjarre, parada dhe festa në çdo shtet
04/07 16:32
Top News- Nxjerr në ‘pension’ avionët luftarakë/Tajvani i thotë ‘lamtumirë’ F-5 pas dekadash shërbim
04/07 15:35
Top News – Ferr flakësh, Greqia e Turqia në ‘luftë’/Pyje e shtëpi të shkrumbuara, mijëra të evakuuar
04/07 15:24
Top Channel/ Rusia njeh talebanët: Vendi i parë në botë që njeh regjimin në Afganistan!
04/07 15:16
Top News- ‘Edhe një ditë kohë’ për Japoninë/ Shpërthen vullkani para tërmetit të madh të parashikuar
04/07 14:57
Top News – Rruga ‘luan’ simfoninë e 9 të Beethovenit / Bëhet virale, mahnisin Emiratet e Bashkuara
04/07 14:47
Top News – Peshqit arratisen nga Mesdheu / Zëvendësohen nga specie ekzotike, rikompozohen pjatat
04/07 14:45
Top News – Gjithë gjermanët, ushtarë për 6 muaj / Vendi planifikon shërbim vullnetar ushtarak
04/07 14:44
Top News – Shpërthen trafiku i kokainës…1000 për qind rritje në rrugët mes Spanjës dhe Francës
04/07 14:43
Top News – Njeh qeverinë talebane të Afganistanit / Rusia bëhet vendi i parë: Vendim i guximshëm
04/07 12:21
Romë/ Shpërthim i fuqishëm, pasi një depozitë karburanti dhe gazi morën flakë, 21 të plagosur
04/07 12:19