Bashkitë e vendit ndodhen në vështirësi të mëdha financiare. Vora dhe e Kavaja shfaqin një gjendje më të rëndë ekonomike, për shkak të borxheve të prapambetura. Drejtoria e Financave vendore në Ministrinë e Financave ka publikuar një raport të detajuar se si paraqitet gjendja financiare, ku konstatohet se përgjatë vitit që lamë pas, shtatë bashki kanë hasur vështirësi financiare konkretisht bashkitë: Roskovec, Poliçan, Cërrik, Malësi e Madhe, Vorë, Belsh dhe Kavajë.