Këngëtarja Fjolla Morina është vlerësuar me masën e sigurisë arrest shtëpie. Por, vendimi e detyron këngëtaren që të jetojë në Kukës deri në përfundimin e hetimeve dhe dorëzimin e cështjes në gjyq. Seanca nisi mëngjesin e kësaj të marte, ndërsa më pas në mesditë ajo u rikthye në ambientet e gjykatës. Mësohet se në gjykatë këngëtarja e arrestuar disa ditë më parë kishte thënë se ishte shtatzënë. Në seancën e parë të mbajtur në orën 10 të paradites gjykata kërkoi të dhëna në lidhje me gjendjen shëndetësore dhe këngëtares i është kyer një vizitë për të vërtetuar nëse është shtatzënë apo jo. Avokatja e këngëtares kërkoi që klientja e saj të mos lihej në burg. Në gjyq ishin edhe dy shoqëruesit që ishin me të në makinë, biznesmeni 29-vjeçar nga Gjilani, Fisnik Syla dhe shoferi Fitim Muji. Në fund gjykata vendosi arreston shtëpie për këngëtaren e cila është e detyruar të jetojë në qytetin e Kukësit në një shtëpi me qera deri në përfundimin e hetimit dhe daljen e saj në gjyq për armëmbajtje pa leje. Fjolla Morina u kap tre ditë më parë në pikën e kalimit kufitar në Morinë me një pistoletë dhe municione në çantën e saj.