Kandidati koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Tiranën Belind Këlliçi zhvilloi dy takimet e fundit në kryeqytet, para aktivitetit për mbylljen e fushatës elektorale në Sheshin Nënë Tereza dhe heshtjen zgjedhore. Gjatë një takimi me të rinj që votojnë për here të parë, Këlliçi u shpreh se vjen para tyre si I zgjedhur nga qytetarët e jo nga oligarkët apo organizatat joqeveritare. Ndërkohë pati një premtim edhe për fëmijët në kopështe e çerdhe.