Kur kanë kaluar gati dy vite nga raporti i zyrë Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) mbi keqpërdorimin e mundshëm të fondeve IPARD të Bashkimit Europian në Shqipëri, drejtuesja e këtij institucioni Salla Saastamoinen në një intervistë të dhënë për Monitor shpjegoii se hetimet identifikuan “prova për shkelje të rënda” në përdorimin e fondeve të Bashkimit Evropian për bujqësinë, me një “rrezik financiar të mundshëm prej rreth 33 milionë eurosh”.