Përkeqësohet situata nga zjarret në qarkun e Vlorës. Flakët kanë shkrumbuar 5 shtëpi në lagjen Neshtë të Gjormit, ndërkohë që 10 familje janë përfshirë nga flakët. Sipas banorëve situata është alarmante. E gjithe zona është mbuluar nga tymi dhe banorët janë larguar nga banesat duke lënë gjithcka dhe askush nuk ka marrë masa për evakuimin e tyre. Mësohet se në vendngjarje ka mbërritur helikopteri dhe pritet ndërhyrja. Zjarrfikëset po ndërhyjnë me pompa krahu për të neutralizuar situatën.