Top News/ Katari, mes Hamasit dhe Izraelit…Si u bë Emirati i vogël ndërmjetësues në luftë
28/11/2023 11:39

Marrëveshja për armëpushimin e përkohshëm u duk se ishte pranë dështimit. Hamasi kishte akuzuar Izraelin se nuk kishte mbajtur angazhimet e marra dhe Izraeli kërcënoi se do të rifillonte sulmin ushtarak në Rripin e Gazës. Në këto momente, një avion i Katarit u ul në Aeroportin Ndërkombëtar “Ben-Gurion” të shtunën. Negociatorët filluan punën për të shpëtuar marrëveshjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, përpara se marrëveshja të dështonte dhe bashkë me të edhe javë të tëra përpjekjesh diplomatike. Vizita e parë publike e një zyrtari nga Katari në Izrael shënoi një moment të jashtëzakonshëm për këto dy vende, që nuk kanë zyrtarisht marrëdhënie diplomatike. Kjo nxori gjithashtu në pah rolin kryesor të këtij vendi të vogël për të tejkaluar ndasitë mes dy armiqve. Misioni i fundjavës doli me sukses dhe pjesa më e madhe e ekipit të zyrtarëve nga Katari u kthyen në vendin e tyre. Megjithatë, disa ndërmjetësues nga Katari qëndruan për të vazhduar punën me zyrtarët izraelitë të zbulimit për një zgjatje të armëpushimit katërditor, që pritej të përfundonte mëngjesin e së martës, tha një diplomat i informuar për këtë vizitë, por i cili kërkoi t’i ruhet anonimiteti. Këto përpjekje duket se patën rezultat, ndërsa Ministria e Jashtme e Katarit njoftoi se Izraeli dhe Hamasi patën rënë dakort për zgjatjen e armëpushimit me dy ditë të tjera përtej të hënës, duke rritur kështu edhe shanset për një pauzë më të gjatë të luftës.

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06