Italiani Pier Antonio Panzeri, figura kyçe dhe i pandehuri kryesor lidhur me skandalin e korrupsionit në BE, sipas të dhënave të drejtësisë, do të tregojë të vërtetën dhe mund të përfitojë ulje të dënimit. Sic njoftoi prokuroria në Bruksel, ish-eurodeputeti nënshkroi një marrëveshje, në bazë të së cilës ai do të bashkëpunojë ngushtë me drejtësinë belge. Në këmbim atij do t'i reduktohet masa e dënimit.