Nga data 17 janar 2022, do të hidhen në treg kartmonedhat e reja 500 dhe 2000 lekë. Lajmin e ka bërë me dije, guvernatori i bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, sipas të cilit prerjet e reja të kartmondhave janë pajisur me elementë të sofistikuar sigurie, të cilët parandalojnë falsifikimin.