Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Gjykata shqyrtoi kërkesën e palës mbrojtëse të Metës, që tha se ai po mbahet padrejtësisht në qeli në tejkalim afatesh dhe me prova të pamjaftueshme për të justifikuar masën ekstreme të izolimit.