Një prej çështjeve që u diskutua pasditen e kësaj të premteje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ishte kërkesa e Partisë Demokratike për të hedhur poshtë vendimin e Komitetit të Ekspertëve, i cili vendosi që të gjithë personat që hyjnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia të karantinohen për dy javë. Komisioneri Ilirjan Celibashi vlerëson se vendimi i ministrisë është jashtë kompetencës së tij, duke theksuar se është vetëm kompetencë e saj. Ai vendosi t’ia përcjellë kërkesën menjëherë Ministrisë së Shëndetësisë si organi publik kompetent për ta shqyrtuar këtë kërkesë, duke mos marrë një vendim.