Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 31-vjeçar i cili akuzohet se shpërndante lëndë narkotike të llojëve të forta në disa zona të kryeqytetit. Policia bën me dije se kanë qenë informacionet e marra në rrugë operative që kanë çuar në arrestimin e 31-vjeçarit K.M në kushtet e flagrancës. Arrestimi i të dyshuarit është bërë në rrugën ‘Kokonozi’ në kryeqytet, ku pas kontrollit të makinës i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 35 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje.